Gjykata Speciale fton për intervistim edhe një ish pjesëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale fton për intervistim edhe një ish pjesëtar të UÇK-së

Edhe një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për Jenuz Shurdhanin nga Kaçaniku, i cili do të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.

Shurdhani  ka qenë anëtar i shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Ai ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara më 3 Shtator 2020 dhe do të paraqitet për intervistim më 17 Shtator 2020 në zyrat e kësaj gjykate në Prishtinë.

Njoftimi nga OVL e UÇK-së dega në Kaçanik:

“Ju njoftojmë se antari i shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami “z. Jenuz Shurdhani ka pranuar ftesën nga Gjykata speciale me 3 Shtator 2020 per tu paraqitur me 17 Shtatorë 2020 në zyrat e kësajë gjykate në Prishtinë në cilësinë e dëshmitarit . Edhe Jenuz Shurdhani dota dëshmojë si gjithë pjestarët tjerë të UÇK-së se Lufta jonë ka qenë e drejtë ,çlirimtare dhe e pastër për çka ka marrë edhe përkrahjen e NATO-së në krye me SHBA -ës . Rrnoftë UÇK -ja ! Lavdi Dëshmorëve të Kombit ! Nderim luftëtarëve të lirisë!”. /Insajderi.com

Njoftim nga OVL e UÇK-së dega në Kaçanik

Ju njoftojmë se antari i shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami “z. Jenuz…

Posted by Ovl-uçk Kaçanik on Saturday, September 12, 2020