Gjykata Speciale fton pjesëtarin e UÇK-së së njësitit “Shqiponjat e Zeza”

Gjykata Speciale fton pjesëtarin e UÇK-së së njësitit “Shqiponjat e Zeza”

Xhevdet Kelmndi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën e Dukagjinit është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

Kelmendi i cili gjatë kohës së luftës ka qenë në njësitin “Shqiponjat e Zeza”, i ka treguar Gazetës Insajderi se ftesën e ka pranuar gjatë ditës së sotme rreth orës 14:42 derisa, në Hagë i është thënë të paraqitet më 25 nëntor në orën 09:30.

Derisa nuk i është cekur se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Kelmendi ka qenë zëvendës komandant në Brigadën 136 Rugova dhe më vonë komandant i njësisë së ndërhyrjes së shpejt pranë Brigadës 136 Rugova në Zonën e Dukagjinit. /Insajderi.com