Gjykata Speciale fton si të dyshuar ish-eprorin e UÇK-së

Gjykata Speciale fton si të dyshuar ish-eprorin e UÇK-së

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim si të dyshuar ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Florim Kllokoqin.

Kjo ftesë ka ardhur të enjten e kësaj jave. Ai ishte pjesë e Njësitit “shigjeta”, gjatë luftës.

“Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”, tha Kllokoqi për magazine.al

Ai shtoi se do të bashkëpunojë me Hagën, duke shprehur bindje në pafajësinë e tij.

Që nga viti 2000 Kllokoqi jetonte në Belgjikë me familjen e tij. /Insajderi.com