Gjykata Speciale interviston edhe një ish-ushtar të UÇK-së – dyshohet se vrau tre persona

Gjykata Speciale interviston edhe një ish-ushtar të UÇK-së – dyshohet se vrau tre persona

Një tjetër pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e një personi nga komuniteti serb dhe dy personave të tjerë nga komuniteti rom.

Sipas asaj q raporton Kosovapress bëhet fjalë për Astrit Shabanin, i cili është i dënuar nga UNMIK-u për vrasjen pesë personave, ndër ta katër qytetarë romë dhe një shqiptar, M. K.

Ai po vazhdon ta vuajë dënimin me 20 vite burgim. Megjithatë, sipas KP-së, më 27 nëntor të këtij, është intervistuar në Burgun e Dubravës, nga hetuesit e Prokurorit të Specializuar.

“Ata pretendojnë që Astriti si pjesëtar i UÇK-së, së bashku me pjesëtarë të tjerë kanë kryer këto veprime në qershor të vitit 1999. Hetuesit dyshojnë se serbi dhe dy romët janë rrëmbyer në Prishtinë dhe janë dërguar në Shtabin e Llukarit, pastaj kinse janë maltretuar dhe zhdukur”