Gjykata Speciale lëshon komunikatën e parë për arrestimin e Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale lëshon komunikatën e parë për arrestimin e Nasim Haradinajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar për herë të parë ka lëshuar deklaratë për arrestimin e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, duke mos përmendur arsyet e arresitmit.

Në njoftim thuhet se, “Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të ketë autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat e dhëna policisë së Kosovës sipas ligjit të Kosovës. Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu parashikon që personat kundër të cilëve është lëshuar një urdhër i Dhomave të Specializuara do të merren në paraburgim”.

Po ashtu theksohet se EULEX ka dhënë përkrahje operacioamle dhe logjistrike.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) siguroi mbështetje operacionale dhe logjistike për Zyrën e Prokurorit Specialist (SPO) në përputhje me mandatin e tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Policia e Kosovës (PK) gjithashtu ofroi mbështetje operacionale për SPO”, thuhet në njoftim.

Për detaje të tjera thuhet se do të jepen në kohën e duhur. /Insajderi.com