Gjykata Speciale: Nga mesi i janarit fillojmë punën

Gjykata Speciale: Nga mesi i janarit fillojmë punën

Dhomat e Specializuara të Kosovës thonë se ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është kryer në kuadër të mandatit të Speciales.

Avis Bennes, i ka thënë TribunaChannel se megjithatë, në aspektin e funksionalitetit thotë se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit.

“Ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Specialist Kosovës. Megjithatë, në aspektin e funksionalitetit, ne jemi operacional”, ka thënë Bennes.

Por teksa ka folur për rastin e Haradinajt, Bennes ka zbuluar edhe një gjë tjetër: se Specialja do të fillojë punën nga mesi i këtij muaji

“ Më 1 janar të vitit 2017, Marrëveshja e Shtetit Pritës ka hyrë në fuqi, duke siguruar bazën ligjore për Dhomave Specialist Kosovës për të kryer procedurat në Holandë. Presidenti i Dhomave Specialist, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit”, thuhet në përgjigjen e Bennes.