Çështja u përqendrua nëse mbështetja e Grupit Samsung për vajzën e mikes së ngushtë të presidentes Park mund të konsiderohet ryshfet me qëllim që të përfitoheshin favore nga zyrtarja e lartë.
Gjykata Supreme e Koresë së Jugut rrëzoi një vendim të Gjykatës së Apelit e cila i kishte reduktuar me dy vite e gjysmë dënimin bosit de fakto të Samsung Jay Y. Lee i arrestuar vitin e kaluar nën akuzuat e korrupsionit së bashku me ish presidenten e vendit.
Gjykata Supreme tha se interpretimi i bërë nga Gjykata e Lartë lidhur me rastin e shefit të Samsung dhe ish presidentes Park Geun-hye ishte shumë i ngushtë.
Çështja u përqendrua nëse mbështetja e Grupit Samsung për vajzën e mikes së ngushtë të presidentes Park mund të konsiderohet ryshfet me qëllim që të përfitoheshin favore nga zyrtarja e lartë.
Gjykata Supreme tha se apeli kishte gabuar duke mos njohur tre kuaj të dhuruar nga Samsung si ryshfete.
Lee u dënua në 2017-ën me pesë vite burg për akuzat e korrupsionit ndërsa po përgatitej të merrte drejtimin e Grupit Samsung. Ai u lirua një vit më pas kur Gjykata e Lartë e Seulit reduktoi dënimin.