Gjykata Supreme refuzon kandidimin e Kurtit në zgjedhje, lejon Aliun e Demi-Murtezin

Gjykata Supreme refuzon kandidimin e Kurtit në zgjedhje, lejon Aliun e Demi-Murtezin

Albin Kurti nuk do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu vendosi Gjykata Supreme të premten, përcjell Insajderi.

Në deklaratën e lëshuar kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje është pranuar pjesërisht kjo pasi Labinotë Demi-Murezi e Liburn Aliu u lejuan të jenë pjesë e listës.

Gjykata Supreme vlerëson se PZAP ka vlerësuar gabim në rastin e Aliut e Demi-Murtezit.

“Lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”.

Në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it ishin ankuar pesë subjekte politike.

“Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com