Gjykata Supreme rrëzon vendimin e PZAP-së: Nuk ka rinumërim në Prizren

Gjykata Supreme rrëzon vendimin e PZAP-së: Nuk ka rinumërim në Prizren

Gjykata Supreme e Kosovës, ka marrë vendim duke e rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të drejtë në ankesë drejtuar Gjykatës Supreme lidhur me vendimin për rinumërim të votave në Prizren i marrë nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.

Gjykata ka konstatuar se ankesa e Degës së Vetëvendosjes në Prizren është e bazuar derisa kanë rrëzuar vendimin e PZAP-së.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj doli i dyti pas Mytaher Haskukës.

Kandidati i VV-së kishte 25 mijë 509 vota derisa ai i PDK-së 25 180. Apo 329 vota më shumë Haskuka në raport me Totajn./Insajderi.com