Gjykata Themelore – Departamenti Special, cakton masën e paraburgimit ndaj Sali Berishës

Gjykata Themelore – Departamenti Special, cakton masën e paraburgimit ndaj Sali Berishës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special pas  kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B., ka marr vendimin që të shqiptojë 1 muaj paraburgim ndaj tij, shkruan Insajderi.

S.B dyshohet se ka kryer veprën penale Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374par.1 të KPK-së.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B në cilësinë e personit zyrtar,gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në komunikatë të dërguar nga Gjykata Themelore-Departamenti Special.

Sipas këtij njoftimi gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./ Insajderi.com

Arrestohet gjykatësi Sali Berisha