Gjykata vendos pas një muaji për orët mësimore të humbura gjatë grevës

Gjykata vendos pas një muaji për orët mësimore të humbura gjatë grevës

Pas një muaji do të merret vendimi për kompensimin e orëve të humbura gjatë kohës kur mësimdhënësit ishin në grevë.

Kështu u vendos në Gjykatën Themelore në Prishtinë që u mbajt sot për vendimin e Ministrisë së Arsimit që detyron kompensimin e orëve të humbura gjatë vitit shkollor 2018-2019.

Në seancë e pranishme ishte Sindikata e Arsimit në rolin e paditëses, ndërsa Ministria e Arsimit që është paditur për këtë rast nuk pati përfaqësues në këtë takim e që do të duhej t’i kishte zyrtarë nga Avokati i Popullit.

Megjithatë zyrtari ligjor i SBASHK-ut kërkoi që vendimi për kompensim ligjor të anulohet në tërësi si i pabazuar në ligj.

Në këtë shkallë këto palë erdhën pasi që Gjykata e Apelit kishte miratuar ankesën e sindikalistëve për mos kompensim të orëve.

Kështu ky organ pati vendosur se lënda duhet t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje.