Gjykata vendos për personin që i aksidentoi katër persona në Viti

Gjykata vendos për personin që i aksidentoi katër persona në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se të pandehurit I.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 vitëve, shkruan Insajderi.

Sipas komunikatës për medie, më 22 gusht të këtij viti, në rrugë Pozheran – Viti, I.A. ka shkaktuar aksident rrugor në të cilin janë lënduar E.E, A.E, H.E dhe Sh.E që më pas janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa Sh.E ka humbur jetën pas plagëve të marra.

“Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të -procedurës penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjilanit./Insajderi.com/