Gjykatës serb: Gjyqësia tamponi i vetëm në mes qytetarëve dhe pushtetit absolut dhe të gjithëfuqishëm

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Serbisë Miodrag Majiq ka vlerësuar se gjyqësia është bërë diga e vetme në mes të qytetarëve dhe pushtetit absolut, të gjithëfuqishëm dhe ekzekutiv, dhe se përfaqësuesit e gjyqësisë aktualisht janë në “vijën e parë, të fundit dhe të vetme të atyre drejtave të njeriut që kanë mbetur”.

Gjykatës serb: Gjyqësia tamponi i vetëm në mes qytetarëve dhe pushtetit absolut dhe të gjithëfuqishëm

Ai ka pretenduar se gjyqësia është tamponi i vetëm në mes qytetarëve dhe gjthëfuqisë absolute të njerëzve që janë në pushtet, dhe se i kujtohen gjendjet e kaluara të jashtëzakonshme, por edhe sa ka paguar shteti nëpër konteste gjyqësore për shkelje të drejtave të njeriut.

“Është e rrezikshme kur shoqëria, e cila tashmë nuk ka respekt ndaj gjyqësisë, po mësohet se si kjo degë e pushtetit është e parëndësishme… Tashmë as formalisht nuk kemi pralament. Ndoshta tani shohim se sa është e rëndësishme që kjo digë (gjyqësia) të mos bie, në të kundërtën qytetarët, pavarësisht se kush është në pushtet, mbeten në mëshirën e vullnetit të disa individëve, gjendjeve të tyre shëndetësore, mendimeve të tyre…”, ka shtuar Majiq.

Ai ka vlerësuar se prioriteti i cilit do pushtet në të ardhmen duhet të jetë tejkalimi i ndarjes së qyterarëve të Serbisë.

“Ky është një popull i ndarë, dhe kjo asesi nuk shkon në të mirë. Ne e shikojmë njëri tjetrin nga istikamet… dhe kjo nuk mund të funksionojë”, ka thënë Majiq./Insajderi.com.