Gjyqtarët e ndeshjes miqësore Kosovë vs Lituani janë nga Kategoria Superiore

Gjyqtarët e ndeshjes miqësore Kosovë vs Lituani janë nga Kategoria Superiore

Kosova do të luajë ndeshjen e parë të muajit mars në mbrëmjen e sotme, njofton Insajderi.

‘Dardanët’ kanë në program një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ndaj kundërshtarit që shkaktoi surprizën e hidhur në Shqipëri për Ligën e Kombeve, duke fituar minimalisht.

Këtë herë drejtësinë do ta ndajë gjyqtari nga Kategoria Superiore, Enea Jorgji. Gjyqtari i Superiores ka marrë detyrën e re dhe do të mbështetet nga asistentët Denis Rexha dhe Dojanto Myftari. Si gjyqtari i katërt për ndeshjen mes Kosovës dhe Lituanisë do të jetë Visar Kastrati. /Insajderi.com