Gjyqtari i Premierligës bëhet ‘hit’ – shikoni si i feston golat e kësaj skuadre

Gjyqtari i Premierligës bëhet ‘hit’ – shikoni si i feston golat e kësaj skuadre

Gjyqtari i mirënjohur anglez, Mike Dean, është shndërruar në ‘sensacion’ në rrjete sociale pasi është parë duke i festuar golat e ekipit të tij, Tranmere Rovers.

Dean, 50-vjeçar, është ndër gjyqtarët më të njohur të një prej kampionateve më të fortë në botë, atë të Premierligës, përcjell Insporti.

Në të kaluarën, ai është parë duke i “festuar” golat në disa ndeshje ku ai kishte ndarë drejtësinë, duke marrë epitetin si një prej gjyqtarëve më të çuditshëm dhe më unik.

Por, kësaj radhe ai ka festuar me të vërtetë. Bëhet fjalë për ekipin e tij të zemrës, Tranmere Rovers, që e siguroi play-offin në League Two, pas fitores 2:1 me rezultat të përgjithshëm ndaj skuadrës së Forest Green.

Tranmere garon në League Two (divizioni i katërt në futbollin anglez), dhe synon ngritjen në League One (divizionin e tretë). Në finalen e play-offit, ata do të takohen në ‘Wembley’ me fituesin e përballjes Mansfield Town – Newport County.

Ndryshe, Mike Dean njihet si gjyqtari i parë që ka dhënë 100 kartona të kuq në Premierligë.

Festën Dean pas kualifikimit të Tranmere në fazën finale të play-offit, mund ta shikoni në videot më poshtë. /Insporti.com/