Gjyshi e abuzoi seksualisht – vajza përdor një metodë të ‘zgjuar’ që ta dëshmonte atë

Gjyshi e abuzoi seksualisht – vajza përdor një metodë të ‘zgjuar’ që ta dëshmonte atë

Një nënë e dy fëmijëve ka arritur ta bëj gjyshin e saj të pranoj akuzat për abuzimet seksuale ndaj saj kur ishte fëmijë, shkruan Insajderi.

Jade Edwards ishte 13 vjeç kur gjyshi i saj, Jodeph Edwards tani 69 vjeç, kishte filluar të abuzonte me të kur gruaja e tij ishte duke fjetur.

Ai shkonte shpesh ta merrte nga shkolla ku edhe përfitonte nga rasti të abuzonte me të.

Ai gjithashtu e kërcënoi të mos i tregonte askujt tjetër.

Pas shtatë vitesh, zonja Edwards, arriti përmes mesazheve në Messenger ta shtynte gjyshin e saj të pranonte veprat e tij.

Ai shpall fajtor për sulme seksuale dhe u arrestua me 15 muaj burg.

Abuzimi zgjati për tre vjet, kur më në fund vajza e kërcënoi se do t’i tregonte të  tjerëve.

Për të pasur dëshmi për fjalët e saj, ajo i dërgoi gjyshit të saj një mesazh ky e pyeste pse ia kishte bërë këtë, edhe ai e kishte pranuar duke  thënë se e donte shumë dhe se ajo ishte më e bukura nga mbesat e saj.

Edwards arriti ta raportoj abuzimin e gjyshit të saj, edhe pse humbi gati të gjithë të afërmit të saj të cilët mendonin se ajo po gënjente.

“Çdo ditë mendoj se do të ishte më mirë të isha abuzuar nga një i huaj sesa nga gjyshi im. Jam munduar të vazhdoj me jetën time dhe të jem një nënë e mirë për dy fëmijët e mi.”

“Ndoshta kam humbur familjen dhe njeriun më të afërt për mua, por unë kam folur të vërtetën dhe kjo ka rëndësi”- ka thënë Edwards./Insajderi.com