Glauk Konjufca bëhet me banesë të re – lë në gjysmë ndërtimin e shtëpisë

Glauk Konjufca bëhet me banesë të re – lë në gjysmë ndërtimin e shtëpisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Glauk Konjufca është bërë me banesë të re. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Konjufca ka deklaruar se ka blerë banesë të re 100 metra katror të cilën e ka vlerësuar 70 mijë euro, raporton Insajderi.

Konjufca që mban dy poste si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se banesën e re e ka blerë me kredi që parashihet ta kthej deri në vitin 2038.

Por pavarësisht se në prejardhjen e pasurisë për banesën e re, Konjufca ka deklaruar se e ka blerë me anë të kredisë, ai tek detyrimet financiare kredinë nuk e ka futur fare. Rubrikën që Konjufca i detyrohet dikujt në aspektin financiar e ka lënë të zbrazët.

Përveç banesës së re, Konjufca në emër të tij ka edhe një banesë tjetër. Sipërfaqja e saj është 115 metra katror të cilën e ka vlerësuar po ashtu për 70 mijë euro. Prej ardhjen për blerjen e kësaj banese Konjufca e ka deklaruar si pasuri nga familja, raporton Insajderi.

Deputeti i VV-së po ashtu përveç dy banesave ka edhe dy shtëpi. Njërën në pronësi të prindit të tij dhe tjetra në pronësi të përbashkët. Në pronësi të prindit të Konjufcët gjendet shtëpi vikendi dhe 16 ari tokë. Vlera e së cilës sipas vlerësimeve të Konjufcës është 40 mijë euro.

Ai gjithashtu posedon një shtëpi në ndërtim me 4 ari tokë të cilën ai e ka të deklaruar që nga viti 2011 se është duke e ndërtuar. Gjithë ky investim i “papërfunduar” kap shifrën e 100 mijë euro.

Deputeti i VV-së po ashtu në deklarimet e tij në AKK ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët dhe në pronësi të prindit ka edhe dy parcela tokë. /Insajderi.com