Glauk Konjufca tregon se si do të ndahen ministritë në rast të koalicionit me LDK-në

Glauk Konjufca tregon se si do të ndahen ministritë në rast të koalicionit me LDK-në

Ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se si mund të ndahet pushteti në mes partisë së tij dhe asaj që udhëhiqet nga Isa Mustafa, në rast të arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Kunjufca i cili është edhe pjesë e grupit negociues për arritjen e një koalicioni me LDK-në, në një intervistë për RTK 3, ka thënë se rezultati zgjedhor tregon që me qeverinë do të udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket numrit të ministrive, Konjufca ka thënë se do të jetë maksimalisht 12, dhe do të ndahen në mënyrë proporcionale mes dy partive, përjashtuar dy që duhet t’iu jepen pakicave.

Ai ka thënë se fakti që kanë dalë të parët në zgjedhje, nënkupton që VV-ja duhet të ketë udhëheqësin e qeverisë.

“Në përputhje me këtë, është shumë e pritshme që LDK ta ketë udhëheqjen e parlamentit, si dhe me një ndarje proporcionale të ministrive, të cilat me gjasë të madhe do të jenë 12 ministri, të cilat ju e dini që do t’iu takojnë pakicave. Ndërsa 10 të tjera do të rregullohen mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka lënë të kuptojë që partia e tij do të kërkojë ministritë që ndërlidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërkohe i pyetur se çfarë do të jetë roli i tij në qeverinë e re, Konjufca ka thënë se përofrmon më mirë si deputet, megjithatë nuk e përjashton edhe angazhimin në qeveri.

Ai ka potencuar se 9 ministri ekzistuese do të bashkohen në ministri të tjera, të cilave edhe do t’iu ndryshohet emri.

Në këtë intervistë anëtari i VV-së ka folur edhe për deklarimet e njëpasnjëshme të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

Sipas tij qëndrimet e tilla të Hazirit, tregojnë zhgënjimin e tij për rezultatin që LDK-ja ka marrë në zgjedhje.

Konjufca thotë se mbase Haziri ka qenë i bindur që Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë fitimtare në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Një gjë e tillë është normale, të gjitha partitë kanë pasur pritje që do të fitojnë. Edhe PDK’ja ka pritur që të fitojë, por VV’ja ka fituar, dhe duhet të sillemi konform këtij realiteti, duhet të shkojmë përpara me ndërtimin e qeverisë”, ka shtuar tutje ish-shefi i grupit parlamentar të VV’së.

Ai ka folur edhe për takimin e  të mërkurës, ku ka thënë se do të diskutohet për çështje politike, siç është dialogu me Serbinë.

InDoks | Triumfi dhe rënia e Enver SekiraqësAfro një dekadë e gjysmë pas vrasjeës së policit Triumf RizaInDoksrikthehet me një dokumentar mbi të pathënat e kësaj histori. Mbi dështimin e drejtësisë. Mbi lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës sëEnver Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi.Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë. Zbulohen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më paka se një vit më vonëse data e krimit do tëshpallte pavarësinë.Ky hulumtim i InDoks, me autor Visar Duriqi, jep shumë përgjigje, por mbesin ende pyetjet se pse nuk u hetua pasuria e Enver Sekiraqës? Pse nuk u gjetën burimet e tij eventuale brenda Policisë së Kosovës që mund të ia kenë mundësuar arratisjen për shumë vite? Cilat janë provat e forta që e lidhin Sekiraqën me vrasësin e Triumf Rizës?

Gepostet von InDoks am Sonntag, 3. März 2019

InDoks | Milionerët

InDoks | Milionerët Kosova ka një klasë politike e të cilën të tillë e bëri lufta. Milionerë janë edhe ata që i ikën luftës. Edhe ata që silleshin korridoreve të Kremlinit kur u bë lufta.Milionerë janë edhe ata që ishin kundër luftës. Të tillë janë edhe ata që janë pro shtetit të Kosovës e edhe ata që janë kundër tij.Sa vlejnë pasuritë e tyre dhe si i fituan ato, këto përgjigje i mësoni në dokumentarin “Milionerët” me autor Visar Duriqi.Sonte në 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi.

Gepostet von InDoks am Sonntag, 16. Juni 2019