Gledi Mici e konfirmon: Kam arritu marrëveshje me Prishtinën

Gledi Mici e konfirmon: Kam arritu marrëveshje me Prishtinën

Mbrojtësi i majtë, Gledi Mici, ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin te skuadra e Prishtinës, njofton Insajderi.

Pas Sabien Lilajt, bardhekaltërit kanë bërë edhe goditjen tjetër të madhe, duke forcuar kësaj radhe repartin e mbrojtjes.

Në një prononcim për gazetën, Mici ka konfirmuar kalimin te klubi bardhekaltër.

Ai ka arritur akord një vjeçar me kryesinë e klubit.

“Po, mund të konfirmoj që jam futbollist i Prishtinës. Kemi arritur marrëveshje një vjeçare me kryesinë e klubit dhe në edicionin e ri do të veshi fanellën e Prishtinës”, deklaroi Mici për Gazetën Olle.

Mici në edicionin e kaluar djersiti fanellën e Shkëndijës, për t’u ndarë me klubin tetovar në afatin kalimtar.

Ai është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar që zbarkon në Kosovë gjatë viteve të fundit./Insajderi.com