Godet 57-vjeçari, Naser Osmani – por shpërfillet nga vajzat e Instagramit  

Godet 57-vjeçari, Naser Osmani – por shpërfillet nga vajzat e Instagramit  

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani ashtu siç nuk shquhet për fjalime në seancat e kuvendit ai nuk është duke arritur të marr vëmendje as me fotot e tij në rrjetin social Instagram.

Deputeti, Osmani 57-vjeçar, ka postuar para një ore një foto në profilin e tij në Instagram ku shihet se është duke shijuar pushimet derisa ka marr një pozë atraktive me maicë të lagur duke treguar muskujt, shkruan Gazeta Insajderi.

Video:

Por përpjekjet e tij që të marr pëlqime nga ndjekësit e tij në Instagam janë shumë të vogla. Në foton e fundit ai ka arritur që të marr vetëm 53 pëlqime derisa ka 990 ndjekës.

Osmani njihet për fotot e tij gjysmë të zhveshura, ku vetëm në rrjetin e tij social Instagram ai ka rreth 80 foto të publikuara ku tregon muskujt dhe jetën e tij luksoze. /Insajderi.com