Godet policin me veturë dhe largohet me shpejtësi

Godet policin me veturë dhe largohet me shpejtësi

Një person në Prishtinë ka goditur me veturë një zyrtar të Policisë së Kosovës.

Rasti përshkruhet që teksa një person nuk respektonte urdhërat e zyrtareve policorë, me veturën që e kishte nën kontroll ka goditur zyrtarin policor.

I dyshuari për veprimin e dënueshëm është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Ndërsa polici është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ka marrë lëndime trupore.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente. /Insajderi.com