Goditet mafia shqiptare në Spanjë, sekuestrohet një ton kokainë

Goditet mafia shqiptare në Spanjë, sekuestrohet një ton kokainë

Goditet mafia shqiptare në Madrid është titulli i portalit madrilen, ABC, i cili bën të ditur se janë sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro.

Media spanjolle bën të ditur se operacioni është organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, drejtorinë e antitrafikut të Kolumbisë, dhe koordinimit me Europol.

Organizata, thotë ABC Madrid, transportonte kokainën në sasi të mëdha nga Kolumbia, dhe përdornin një rrjet kriminal spanjoll, që e njihnin “botën e natës” të shpërndarjes.

Droga transferohej me valixhe të mëdha të zeza, dhe pretendonin se ishin një shërbim ekskluziv transporti. Pesë persona janë arrestuar nga ky megaoperacion.

Hetimet nisën nëntorin e kaluar, kur agjentët nisën survejimin e një organizate kriminale shqiptare që jetojnë në Spanjë e sillnin kokainën me sasi të mëdha me avionë çarter nga Kolumbia. Agjentët zbuluan se drejtuesi i grupit kriminal jetonte në Spanjë si një pikë e qëndrueshme për hyrjen e drogës në Europë.

Një dërgesë e kokainës ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje dhe autoritetet zbuluan 790 pako që përmbanin 1 ton kokainë dhe gjetën 1.5 milionë euro, brenda një valixhe, që do përdoreshin për pagesën e drogës.

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Madrid, që sipas ABC Madrid ishin përgjegjësi i drogës dhe personi i tij i besuar i grupit kriminal. Gjithashtu u arrestuan dhe dy spanjoll me shumë dokumente identifikimi, që kishin përsipër detyrën e marrjes grumbullimit dhe transportit të drogës. Gjithashtu në Kolumbi i arrestua dhe kreu i organizatës i cili ishte arratisur nga Spanja në Kolumbi pas sekuestrimit të drogës në Spanjë.

Përveç drogës dhe parave, policia sekuestroi pesë makina luksoze, telefona, distinktiv të rremë policie dhe armë.

Videon mund ta shikoni KËTU