Goditet nga rrufeja, vdes një person në Kamenicë

Goditet nga rrufeja, vdes një person në Kamenicë

Një person ka vdekur dje në fshatin Desivojcë të Kamenicës, meqë është goditur nga rrufeja, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimë është dërguar në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve.

“Fsh. Desivojcë, Kamenicë 14.08.2020 – 19:00. Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com