Goditet nga vetura, vdes 4-vjeçari në Malishevë

Goditet nga vetura, vdes 4-vjeçari në Malishevë

Një fëmijë katër vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.

I dyshuari është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin policor të kësaj komune.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmiu është pa shenja jetë. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakovë është njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai. /Insajderi.com