Goditet nga vetura – vdes i mituri në Lipjan

Goditet nga vetura – vdes i mituri në Lipjan

Një person i mitur ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Rusinoc të Lipjanit, njofton Insajderi.

I mituri vdiq meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari – shtetas i Suedisë, është arrestuar, ndërsa me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com