Goditi për vdekje shtatë vjeçaren në Skenderaj, vozitësi vetë-dorëzohet në polici

Goditi për vdekje shtatë vjeçaren në Skenderaj, vozitësi vetë-dorëzohet në polici

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin e djeshëm në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, ku një shtatë vjeçare vdiq pasi ishte goditur nga një veturë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari është vetëparaqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Trupi i pajetë i viktimës u është dërguar familjarëve.

“Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare e mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së. /Insajderi.com