Golashënuesit më të mirë të Premierë Ligës

Golashënuesit më të mirë të Premierë Ligës

Mohamed Salah vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i Premierligës këtë edicion, me 12 gola të shënuar.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah mbrëmë shënoi dy gola në fitoren 0:3 ndaj Stoke Cityt, për të shkuar në kuotën e 12 golave këtë sezon në Premierligë.

Salah kështu është golashënuesi më i mirë, i ndjekur nga Harry Kane i Tottenhamit me 10 gola.

Në top pesëshe hyjnë Kun Aguero dhe Sterling me nga nëntë gola, ndërsa Gabriel Jesus, Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata kanë nga tetë gola. /Express/