Gold AG kthehet në shtëpi me familjen e tij të vogël

Gold AG kthehet në shtëpi me familjen e tij të vogël

Në këtë 28 nëntor Gold AG u bë baba për herë të parë, njofton Insajderi.

Frymëzuar nga festa e flamurit, ditëlindja e Adem Jasharit dhe dalja publike e UÇK-së të gjitha në një datë, reperi i ra emrin Gueril.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Në postimin e tij në Instagram, ai bëri të ditur se foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kurse, në postimin e sotëm, reperi njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se bashkëshortja, Ermira Shkodra është liruar nga reparti i neonatologjisë, dhe tani çifti po kthehen në shtëpi së bashku me të voglin e tyre.

Në përshkrimin e tij të gjatë të postimit, ai falënderoi të gjithë ekipin mjekësor që u kujdesën për Guerilin dhe bashkëshorten e tij.

Duke uruar që Guerili të rritet djalë i mbarë me babin e tij afër, reperi shkruan, “Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Edhe bashkëshortja e tij, Ermra Shkodra, publikoi një imazh në Instastory, duke zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj, surprizën e këndshme që Ariani i kishte rezervuar në shtëpi. Një buqetë me lule dhe petale trëndafili të shtrira mbi shtrat. /Insajderi.com