Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin, në gjysmëfinale të Kupës e pret Rahoveci

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin, në gjysmëfinale të Kupës e pret Rahoveci

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25), për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketball, njofton Insajderi.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, derisa çerekun e parë e fiton 21:10.

Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, por megjithatë, suharekasit ngritën edhe më shumë epërsinë, duke përfunduar pjesën e parë me shifrat 40:24.

Skuadra nga Suhareka nuk u ndal as në periodën e tretë, ku arriti epërsi deri në 23 pikë, aq sa përfundoi perioda e tretë 58:35.

10 minutat e fundit ishin për formalitet dhe Ylli triumfon 74:60.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten. /Insajderi.com