Golden State mposht Miamin pas vazhdimeve – rezultatet në NBA

Golden State mposht Miamin pas vazhdimeve – rezultatet në NBA

Ekipi i NBA-së amerikane Utah Jazz në ndeshjen e djeshme në mbrëmje ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultatin 114-96 për të vazhduar serinë e fitoreve në nëntë ndeshje, njofton Insajderi.

Çifti i Jazz –it, Donovan Mitchell dhe Rudy Gobert kombinuan 47 pikë të cilët bënë dallimin për fitoren si mysafir.

Mitchell shënoi 24 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asiste.

Qendra franceze Gobert shënoi 23 pikë dhe 20 kërcime për një “double-double” në Los Angeles.

Për Clippers-at Lou Williams shënoi 16 pikë ndërsa Reggie Jackson 15 pikë.

Jazz kanë fituar 24 ndeshje për të kryesuar në Konferencën Perëndimore.

Clippers është në pozitën e tretë në Perëndim me rezultat prej 21/9 në fitore dhe humbje.

Rezultatet:

Los Angeles Clippers – Utah Jazz: 96-114

Orlando Magic – New York Knicks: 107-89

Philadelphia 76ers – Houston Rockets: 118-113

Boston Celtics – Atlanta Hawks: 114-122

Washington Wizards – Denver Nuggets: 130-128

Minnesota Timberwolves – Indiana Pacers: 128-134 (koha shtesë)

Chicago Bulls – Detroit Pistons: 105-102

New Orleans Pelicans – Portland Trail Blazers: 124-126

Memphis Grizzlies – Oklahoma City Thunder: 122-113

Golden State Warriors – Miami Heat: 120-112 (koha shtesë)

/Insajderi.com