Golfi me 335 kuaj fuqi

Golfi me 335 kuaj fuqi

Brezi i shtatë i Golf GTI ka qenë në treg që nga viti 2013 me një motor me katër cilindra 2.0-litërsh TSI me turbo benzinë.

GTI TCR në versionin standard zhvillon 286 kuaj fuqi dhe 380 Nm çift rrotullues, por ABT e ngriti atë në një nivel më të lartë. Ai tash zhvillon 335 kuaj fuqi dhe 430 Nm, dhe Golf GTI TCR shpejton nga 0 deri në 100 km/h për 5.4 sekonda, që është 0.2 më pak se versioni standard.

ABT jo vetëm që ka shtuar fuqinë e tij, por ka përmirësuar GTI TCR me pezullim adaptiv, burime të reja, dhe ka vënë rrota aliazh të zezë prej 20 inç.

Gjenerata e tetë e Golf GTI arrin në vitin 2020, transmeton KosovaPress.