Goli i 50-të në karrierë në La Liga, i sjell tri pikë Barcelonës

Goli i 50-të në karrierë në La Liga, i sjell tri pikë Barcelonës

Ivan Rakitic ka shënuar një gol shumë të vlefshëm për Barcelonën, që ta mbaj larg Real Madridit që ishte lider i La Liga, të paktën deri sa mbretërit ta zhvillojnë ndeshjen e radhës.

Me golin e kroatit, Barcelona në Camp Nou mezi e mposhti ekipin Athletic Bilbao.

Si zakonisht, Barcelona ishte më mirë në cdo statistikë, kurse ekipi mysafir nuk pati asnjë gjuajtje në portën e Ter Stegen.

Për Ivan Rakitic, goli ndaj Bilbao ishte i 50-ti në karrierën e tij në La Liga.

Tani blaugranët janë në vendin e parë në kampionatin spanjoll me 68 pikë nga 31 ndeshje, kurse Real Madrid ka tri pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të radhës mbretërit e zhvillojnë të mërkurën mbrëma kundër Mallorca.

Insajderi.com