Goli i Heung-Min Son i shënuar ndaj Burnley-t fitoi çmimin ’Puskas’

Goli i Heung-Min Son i shënuar ndaj Burnley-t fitoi çmimin ’Puskas’

Totenham humbi ndeshjen e fundit në ligë për pozitën e liderit në Premier League ndaj Liverpool, por Spurs kanë marrë një çmim prestigji. Lojtari kryesor i kësaj skuadre, Heung-Min Son fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur të vitit.

Sulmuesi koreano – jugor e shënoi këtë gol përballë Burnley-t në datën 17 dhjetor të vitit 2019. Në videon e mëposhtme do të keni mundësi të shikoni këtë realizim magjik nga Son, i cili merr topin nga shoku i skuadrës Vertonghen brenda 16-shes së portierit Lloris, vrapon për gati 85 metra, driblon mbrojtësit e Burnley-t dhe shënon. /Insadjderi.com