Goli jo ‘fair-play’ nga Verratti

Goli jo ‘fair-play’ nga Verratti

Paris Saint-Germain fitoi ndaj Bastias me rezultat 5-0 në Ligue 1.

Golin e dytë në këtë takim të cilin e shënoi Marco Verratti është bërë temë diskutimi në shumë vende.

Goli i italianit vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, pasi ylli i PSG gjuajti drejtë portës teksa portieri kundërshtar, Jean-Louis Leca, ishte duke e ndihmuar futbollistin e PSG-së Blaise Matuidin.

Kjo gjë jo-sportive ka bërë që Verratti të kritikohet nga tifozët por edhe të vërshëllehet nga tifozët mysafir./Insajderi.com