Goli që Nuhiu e realizoi pas 395 ditësh

Goli që Nuhiu e realizoi pas 395 ditësh

Më 23 shkurt të vitit 2016 në ndeshjen Sheffield Wednesday – Queens Park Rangers në “Championship” – kategoria e dytë e futbollit anglez – kishte shënuar gol. E prej asaj kohe, 395 ditë më vonë Atdhe Nuhiu e rigjeti rrugën drejt rrjetës.

Kësaj radhe në debutimin e tij me përfaqësuesen e Kosovës. Të premten e 25 marsit, më shumë se një vit më vone, sulmuesi shtatlartë i Sheffield Werdnesday e shfrytëzoi më së miri një harkim nga Herolind Shala, duke shënuar me kokë golin e parë të tij pas kaq shumë kohësh.

Ai realizoi në minutën e 53′ të pjesës së dytë të ndeshjes, për ta ngushtuar rezultatin e ndeshjes Kosovë – Islandë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Kosova, megjithatë nuk arriti të shënoi më, dhe e humbi ndeshjen 1 me 2.

Nuhiu, familja e të cilit është me origjinë nga Presheva, ka lindur në Prishtinë mirëpo si i vogël ka emigruar me familjen në Austri, shkruan Insajderi.

Sulmuesi nuk po kalon në një formë të mirë këtë edicion me skuadrën e tij, Sheffield Wednesday. Ai ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në ligë këtë edicion – 2016/17 – me skuadrën që udhëhiqet nga trajneri Carlos Carvalhal, dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Edhe hapësirat në skuadër janë shumë më të pakta këtë edicion për sulmuesin shtatlartë të Kosovës, pasi skuadra e Wednesday ka transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit nga Middlesbrough, sulmuesin anglez Jordan Rhodes.

Nuhiu në karrierën e tij ka luajtur në Austri me SV Ried dhe Rapid Wienën. Në Turqi me Ekisehirsporin dhe në Angli me Sheffield Wednesday – prej tre edicionesh. /Insajderi.com

Afrimi i Bunjakit për sulmin që nuk ka shënuar gol prej një viti