Kënga rikthyese e 27-vjeçares d" />

Gomez vjen me këngë të re, disa rreshta thuhet t’i jenë dedikuar ish të dashurit të saj, Justin Bieber

Gomez vjen me këngë të re, disa rreshta thuhet t’i jenë dedikuar ish të dashurit të saj, Justin Bieber

Selena Gomez ka publikuar këngën e saj të re “Lose You To Love Me” në mesnatë, duke bërë kështu debutimin e saj të parë muzikorë në katër vjet.

Kënga rikthyese e 27-vjeçares duket të jetë e zhevshur emcionalisht, duke pasqyruar në mënyrë të përkryer gjendjen e saj mendore viteve të fundit pas pushimit që e bëri për t’u përqëndruar në shëndetin e saj.

Fansat tashmë kanë filluar spekulimet kinse kënga e saj është dedikim lamtumirës ndaj ish të dashurit, Justin Bieber duke mbyllur kështu dyret e një kapitulli të jetës –  e me tekstin muzikorë një pjesë e të cilës ka të mbëjë me Selenën e cila është ‘zëvendësuar’ brenda dy muajve.

Justin i është kthyer gruas së tanishme, Hailey Baldwin dy muaj pasi  ndau rrugët me Selenën në vitin 2017-të.

Duke bërë të ditur se tashmë ajo është më e fortë dhe më e sigurt si një vajzë beqare, teskti i këngës vijon edhe me shumë fjalë rreth dashurisë e ndarjes.

Historia e dashurisë mes Selenën e Justinit filloi në vitin 2010 dhe ata kishin një marrëdhënie të paqartë dashuri me ndarje e ribashkime.

Ata u bënë bashk përsëri në vitin 2017-të për t’u ndarë në Mars të 2018-ës – por që deri në korrik Justini arriti të fejohet me atë që tashmë e ka grua, Hailey Baldwin.

Bieber e Hailey kishin nisur lidhjen e tyre qysh nga viti 2014-të dhe e konfirmuan romancën mes tyre në Janar të 2016-ës, për t’u ndarë disa muaj më vonë, para se t’i rimierrnin këmbët e të martoheshin menjëherë pas ndarjes së Justinit nga Selena.

Duhet theksuar se videoklipi i këngës së re të Gomez i tëri është filmuar me iPhone 11 Pro Max.

/ © DailyMail – Insajderi /