Google kundërpërgjigjet Apple me teknologjinë e saj të realitetit të shtuar

Google kundërpërgjigjet Apple me teknologjinë e saj të realitetit të shtuar

Ditën e Mërkure Google prezantoi ca mjete të reja të cilat do të shërbejnë për krijimin e aplikacioneve të realitetit të shtuar për pajisjet mobile duke përdorur sistemin operativ Android si dhe hapur një front të ri lufte me Apple.

Realiteti i shtuar i telefonëve, ku objektet dixhitale shfaqet në botën reale, mori një shtysë të madhe falë popullaritetit që shoqëroi lojën Pokemon Go vitin e kaluar.

Kjo lojë debutoi në Korrik dhe lojtarët e saj dilnin nëpër rrugë, parqe dhe restorante në kërkim të karaktereve të animuara të quajtur Pokemon.

Analistët parashikojnë se loja do të gjenerojë 3 miliard dollar fitim për Apple ndërsa lojtarët blejnë PokeCoins nga dyqani i saj i aplikacioneve.

Teknologjia e Google do të vijë në Galaxy S8 dhe telefonin Pixel të Google. Kompania tha në një postim në blog se do të ofrojë platformën e saj ARCore për 100 milion përdorues.

Në Qershor Apple prezantoi diçka të ngjashme quajtur ARKit, platformë e cila debuton në Shtator në miliona përdorues në mbarë botën.

Përpjekjet e Google në realitetin e shtuar filluan me Tango, një projekt i cili përdorte sensorë specialë të thellësisë por vetëm dy telefonë mbështetën atë teknologji.

Me ARCore Google nuk do të ketë nevojë për sensorët. Megjithatë fragmentimi i Android e bën çdo gjë më të vështirë. Për të përhapur ekosistemin ARCore përtej Galaxy S8-ës dhe telefonëve Pixel Google duhet të mësojë sesi funksionojnë kamerat e telefonëve të tjerë Android.

Nga ana tjetër Apple e ka shumë më të lehtë sepse e di ekzaktësisht sesi kamerat e iPhone funksionojnë.