Reklamat për abortin në Google aktualisht lejohen vetëm në disa vende të botës. Në vende ku lejohet, ato janë subjekt kufizimesh të larta dhe si rezultat nuk shfaqen në dis" />

Google ndryshon politikat e reklamimit për abortin

Google ndryshon politikat e reklamimit për abortin

Reklamat për abortin në Google aktualisht lejohen vetëm në disa vende të botës. Në vende ku lejohet, ato janë subjekt kufizimesh të larta dhe si rezultat nuk shfaqen në disa rajone të ndryshme, për mosha të caktuara apo pajisje përkatëse.

Google do tu kërkojë reklamuesve të cilët duan të lançojnë fushata reklamimi për abortin të kërkojnë aprovim fillimisht falë një ndryshimi në politikat e kompanisë.

Reklamuesit në Britani, SHBA dhe Irlandë duhet të tregojnë nëse ata performojnë aborte ose jo. Ky informacion do të tregohet në rezultatet e kërkimit të Google. Sipas politikave të reja përdoruesit mund të zgjedhin se cilat reklama rreth abortit janë të rëndësishme për ta.

Reklamuesit të cilët ofrojnë abortet në hapësirat e tyre do të veçohen por jo ata që ofrojnë shërbime si këshillime apo referime.

Reklamat për abortin në Google aktualisht lejohen vetëm në disa vende të botës. Në vende ku lejohet, ato janë subjekt kufizimesh të larta dhe si rezultat nuk shfaqen në disa rajone të ndryshme, për mosha të caktuara apo pajisje përkatëse.

Ndryshimet e reja të Google hyjnë në fuqi në Qershor të 2019-ës. Debatet rreth abortit janë të shumta ditëve të sotme mes atyre që e kundërshtojnë dhe ata që e mbështesin duke e bërë një temë shumë të diskutuar sidomos në shoqëritë perëndimore.

Shteti i Alabamas në SHBA pak javë më parë miratoi një ligj i cili e ndalon abortin.