Google Photos kishte një problem sigurie që ekspozonte vendndodhjen

Google Photos kishte një problem sigurie që ekspozonte vendndodhjen

Kështu hakerët duke përdor informacionin e fotografive mund të kuptonin kur dikush kishte vizituar një vend specifik dhe kur.

Hulumtuesit zbuluan se një problem sigurie tashmë i adresuar lejonte hakerët të gjurmonin historikun e vendndodhjes duke përdorur Google Photos.

Ron Masas nga kompania e sigurisë Imperva shpjegoi në një postim në blog se Google Photos ishte vulnerabël ndaj sulmeve përmes shfletuesit.

Kështu hakerët duke përdor informacionin e fotografive mund të kuptonin kur dikush kishte vizituar një vend specifik dhe kur.

Që ky sulm të funksiononte, një përdorues duhej të hapje një uebsajt me maluerë ndërsa ishte i kyçur në Google Photos dhe hakeri me pak përpjekje mund të aksesonte Google Photos.

Megjithatë Mases tha se sulme të tilla mbikëqyren në mënyrë agresive. Edhe pse Facebook dhe Google kanë pasur sukses, shumica e industrisë nuk e njeh mirë këtë aspekt të sigurisë kibernetike.