Goran Pandev me Genoa-n i shënon dy herë Napol-it, ndërsa vendos rekord

Goran Pandev me Genoa-n i shënon dy herë Napol-it, ndërsa vendos rekord

Po luhet ndeshja e Serie A-së mes Genoas dhe Napolit, ndërsa shifrat 2-0 aktualisht janë në favor të vendasve, njofton Insajderi.

Gjithçka foli për Napolin në lojë, por me vetëm dy raste në portë Genoa arrin të ndëshkojë skuadrën e drejtuar nga Gattuso. Protagonisti i sfidës ishte padyshim maqedonasi Goran Pandev, i cili shënoi dopietë në pjesën e parë.

Edhe pse në moshën 37 vjeçare, Goran Pandev arrin të tregojë eksperiencën e tij dhe sigurinë përpara portës. Me këtë dygolësh, ish-sulmuesi i Interit ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë lojtari më i vjetër në botë që arrin të shënojë dy gola dhe dy asiste. /Insajderi.com