Grabar Kitaroviq në SHBA: Takim me presidentin e Kosovës por jo edhe me Vuçiqin

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 20 deri 26 shtator, e pas kësaj do ta vizitojë vajzën e saj e cila studion në Harvard. Për këtë pjesë të udhëtimit presidentja kroate do t’i paguajë vet shpenzimet dhe nuk do të ketë mëditje.

Grabar Kitaroviq në SHBA: Takim me presidentin e Kosovës por jo edhe me Vuçiqin

Samiti i Kombeve të Bashkuara fillon me samitin qendror mbi ndryshimet klimatike, nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, në të cilin Grabar Kitaroviq do të merr pjesë me presidentë dhe kryeministrat tjerë të vendeve anëtare.

Në takimet e ndara, bilaterale do të bisedojë me presidentët e Kosovës, Turqisë dhe Gjeorgjisë, si dhe me mbretin e Jordanisë, ndërsa janë planifikuar edhe takimet me presidentët e Kilit, Argjentinës, Kolumbisë dhe Letonisë, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres.

Kur bëhet fjalë për rajon, përveç me presidentin e Kosovës, presidentja e Kroacisë nuk do të takohet me presidentët e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, ka kumtuar Kabineti i presidentes së Kroacisë.

Në Zagreb konsiderojnë se, duke marrë parasysh retorikën e fundit, nuk është e udhës të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe përkujtojnë në kushtin e saj rreth bashkëpunimit përkitazi me personat e zhdukur./Insajderi.com.