Grabiel Garko rrëfehet mbi homoseksualitetin

Grabiel Garko rrëfehet mbi homoseksualitetin

Gabriel Garko rrëfen për të përjavshmen italiane “Chi” motivin e largimit nga ekrani për disa muaj, një periudhë që i shërbeu për të rigjetur qetësinë.

Kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time, si në aspektin e ndjenjave, ashtu edhe në atë profesional. Jam përhequr për pak kohë nga skenat dhe këtë përiudhë tërheqjeje kam rigjetur vetveten dhe jam më i fortë se më parë”.

“Legjenda mbi homoseksualitetin? Jam i lodhur duke përgënjeshtruar”.

“Kam gjetur një paqe të brendshme që më parë nuk e kisha, vazhdon aktori, falë personave dhe librave mbi mendimin dhe fizikën kuantike. Kam hequr nga vetja ‘degët e thara’, kam vënë thonjëza ku duhej dhe kam zgjedhur të mbaj pranë vetes dy kategori personash: ata me të cilët ndihem mirë dhe ndaj gjithçka dhe ata me të cilët shkëmbej beneficet e konsumit”.

Gabriel prek edhe temën e dashurisë: “Kam qenë gjithnjë i frikësuar nga dashuria dhe kurrë si sot, nuk e di më nëse është më mirë të jepesh apo vetëm të marrësh në mënyrë egoiste dhe kaq.

Nuk më intereson fare koha që ikën dhe idea se një burrë duhet të martohet dhe të bëjë fëmijë brenda një limiti të caktuar moshe për t’i pëlqyer një pjese të shoqërisë. Më vjen keq, kjo nuk bën për mua”.

Garko nuk sprapset as para pyetjeve ‘pikante’, siç janë ato mbi jetën private dh mbi historitë e tij të dashurisë, që sipas disa thashethemeve, janë kontraktore si marrëdhënie.

“Kurrë nuk kam patur një kontratë për një marrëdhënie, replikon Garko, por nuk habitem. Për mua, në fund të fundit, është thënë gjithçka. Përfshirë edhe legjendën mbi homoseksualitetin tim. Nuk kam më dëshirë ta përgënjeshtroj. Kush është ‘i pastër’, nuk do ketë kurrë nevojë të bëjë të tjerët të heshtin për atë që ai nuk është, a thua se është diçka e mjerueshme të jesh homoseksual.

Më bëjnë të vuaj gjërat e shëmtuara dhe false. Ligësia e shfrenuar në rrjetet sociale më frikëson dhe është kjo arsyeja që postoj shumë më pak tani. Nuk dua të jem pjesë e masakrës dhe shpërndarjeve të sforcuara.”