fbpx

Grabitet këmbimorja në Ferizaj, vidhen rreth 70 mijë euro

Grabitet këmbimorja në Ferizaj, vidhen rreth 70 mijë euro

Gjatë natës së mbrëmshë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  ka nodhur një vjedhje e një këmbimore në qendër të qytetit të Ferizajt.

Këmbimorja, pronë e R.SH,   është thyer gjatë natës së mbrëmshe, nga ku, sipas deklaratës së pronari, bëhet e ditur se janë vjedhur një shumë e parave rreth 70 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë Rajonale në Ferizaj, togeri Agim Gashi.

“Më të marr njoftimin për këtë policia e Ferizajt rreth orës 8:10  ka dalë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast është intervistuar viktima, pronari i këmbimores, dhe dëshmitarët e rastit. Polcia  është duke u marrë me rastn” ka thënë Agim Gashi.

Kjo  është vjedhja e dytë që bëhet në këtë rrugë në lokalet të cilat gjenden në  qendër të Ferizajt.