Grabitje e armatosur në market, plagoset punonjësi

Grabitje e armatosur në market, plagoset punonjësi

Policia raporton për një grabitje me armë që ka ndodhru dje në mëngjes në Drenas.

Viktima mashkull shqiptar, ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në një pompë të derivateve,  disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë ma forcë në market, me ç ‘rast me kondak të armës kanë goditur një punonjës të maketit, pastaj nga arka kanë grabitur rreth 3000 euro dhe  një sasi të cigareve.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupor dhe i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Mitrovicë. Ankuesi mashkull shqiptar ka informuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një objekti, me ç‘rast dyshohet se kanë vjedhur rreth 1000 euro.

Nuk raportohet për të arrestuar perderisa njësit policore janë duke hetuar rastin.