Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Fushë Kosovë

Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, kjo grabitje ka ndodhur në një pikë të derivateve.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

“Dy viktima meshkuj Kos. kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave. Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Insajderi.com