Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur të enjten në një pompë të derivateve në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 400-500 euro.

Rasti po hetohet.

“Rr. Asllan Pireva, Prishtinë 08.04.2021-22:18. Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur në shumë parash prej 400-500€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com