Grabovcit “nuk i kujtohen gjërat”, thotë se “mesazhet i fshinë pa i lexuar fare”

Grabovcit “nuk i kujtohen gjërat”, thotë se “mesazhet i fshinë pa i lexuar fare”

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, e ka përfunduar dëshminë e tij para sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin e njohur si MTPT.

Por pavarësisht dëshmisë së Grabovcit ai nuk ka ndihmuar gjyqtarët edhe aq me përgjigjet e tij, pasi që në shumicën e pyetjeve atij nuk i kujtohen ato rrethana.

“Nuk më kujtohen rrethanat e asaj kohe”, ishin shumica e përgjigjeve të Grabovcit.

Grabovci, para trupit gjykues ka thënë se nuk din asgjë për se çka flitej për tenderë në Ministrin e Infrastrukturës sa ishte zëvendësministër i Infrastrukturës.

Kur është ballafaquar me mesazhe telefonike që i kanë ardhur në telefonin e tij zyrtar, ka thënë se i fshin mesazhet dhe thirrjet që i duken të parëndësishme, pa i lexuar fare, raporton KTV.

Grabovci, ka pasur vazhdimisht përplasje me prokurorin e EULEX-it, derisa ka vazhduar ta akuzojë se për faj të prokurorisë, atij i është shkatërruar familja. Këtu i është referuar rrjedhjes në publik të përgjimeve që i ishin bërë nga Prokuroria. Mbrojtja ka vendosur që fare të mos e marrë në pyetje dëshmitarin Adem Grabovci./Insajderi.com