Graçanica kërkon heqjen e billbordit me emblemën e UÇK-së

Graçanica kërkon heqjen e billbordit me emblemën e UÇK-së

Komuna e Graçanicës ka kërkuar që të hiqet billbordi “Liria ka emër”, i cili është vendosur në këtë qytet, njoftim Insajderi.

Ky mbishkrim po cilësohet si “provokim”, për këtë kryetari i kësaj komune, Srdjan Popoviq, ka kërkuar që billbordi të largohet.

“Ne i bëmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përdorë autoritetin e tij në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhin. Nesër do të kemi takime me të gjitha strukturat e sigurisë dhe do t’u tregojmë atyre se cili është problemi dhe si ta heqim atë billbord”, ka pretenduar Popoviq.

Ai po ashtu tha se “Si kryetar i komunës së Graçanicës dhe kjo është një komunë serbe. Detyra ime është të dëgjoj dhe të flas me popullin tim. Kam marrë shumë thirrje dhe kam dëgjuar se ata janë dukshëm të shqetësuar për shkak të gjithë kësaj”, ka thënë  Popoviq”.

Për këtë është ankuar ditë më parë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Pekoviq. /Insajderi.com