Granada vs Barcelona – formacionet

Granada vs Barcelona – formacionet

Në kuadër të javës së 19-të në La Liga, Barcelona është mysafir i Granadës, njofton Insajderi.

Në këtë takim, favorit janë “katalunasit”, pasi në tabelë gjenden më lartë se nikoqirët, ku Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e katërt në ligë me 31 pikë, ndërsa Granada ndodhet në të shtatin me 24 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit, vendasit kanë arritur tre fitore dhe dy humbje, ndërsa Barcelona ka tre fitore dhe dy barazime.

Diego Martinez në këtë takim do të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa homolgu i tij Koeman do të luajë me 4-3-3.

GranadaRui Silva; Foulquier, Duarte, German, Carlos Neva; Yan Eteki, Montoro; Antonio Puertas, Herrera, Machis; Soldado

BarcelonaTer Stegen; Dest, Araujo, Mingueza, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Griezmann, Messi, Dembele. /Insajderi.com