Granit Xhaka “përfiton” nga pensionimi i Lichtsteiner

Granit Xhaka “përfiton” nga pensionimi i Lichtsteiner

Pensionimi i mbrojtësit anësor të kombëtares së Zvicrës, Stefan Lichtsteiner, ka bërë që mesfushori me prejardhje kosovare, që mbron ngjyrat e shtetit të Zvicrës, Granit Xhaka, të fitojë vendin e tij, si kapiten i përfaqësueses së këtij shteti.

Lajmi për emërimin e Xhaka, si kapiten i ri i Zvicrës, është konfirmuar nga vetë trajneri, Vladimir Petkovic.

“Ne jemi përgatitur për këtë emërimin e Xhaka si kapiten, natyrisht. Hierarkia në Kombëtare është zhvilluar mirë  dhe natyrisht që ai Xhaka do të jetë kapiten”, ka deklaruar Petkovic, transmeton Insajderi.

Kujtojmë se Granit Xhaka, ishte emëruar edhe kapiten tek ekipi i tij Arsenal, por që e humbi shiritin, vetëm pak kohë pas emërimit, shkaku i konfrontimit të tij me tifozët e ekipit nga Londra./Insajderi.com.